Konferenca “ARKIVAT DHE PUNA ARKIVORE NË TREVAT E SHQIPTARËVE NË SHEK. XX – XXI”
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, më 09.06.2018 në Prishtinë, mbajtën Konferencën e II-të Mbarëkombëtare “ARKIVAT DHE PUNA ARKIVORE NË TREVAT E SHQIPTARËVE NË SHEK. XX – XXI”. Konferenca u mbajt për nder të Vitit Mbarëkombëtar të heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 9 qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Arkivistikës. Gjatë Konferencës u prezantuan 22 kumtesa nga arkivistë të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë të cilët shpalosën sfidat dhe zgjidhjen e tyre mbi arkivistikën në trojet Shqiptare, si profesion që ruan memorien e kombit.
Kjo ishte Konferenca e II-të e kësaj natyre, pasi që e para u mbajt një vit më parë në Tiranë.