PJESËMARRJE NË PROMOVIMIN E REVISTËS “ARKIVAT SHQIPTARE”, TIRANË-SHQIPËRI
Delegacioni i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës i kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj dhe z. Hamit Shala- Drejtor i DAF më 17.11.2018 morën pjesë në Promovimin e Revistës “Arkivat Shqiptare”, që është botim i përbashkët i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë. Promovimi i Revistës u mbajt në Pallatin e Kongreseve Salla Ovale në Tiranë. Promovim i Revistës u bë me rastin e Panairit të 21 të Librit.
Në panel ishin Ramë Manaj – Kryeshef Ekzekutiv i ASHAK-së dhe Ardit Bido- Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, Hamit Shala- Drejtor i DAF-it, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri z. Sylë Ukshini dhe znj. Pranvera Dibra Drejtoreshë e Arkivit të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, arkivistë dhe studiues të fushave të ndryshme.
Në këtë promovim ishte pjesëmarrje mjaftë e madhe e elitës intelektuale shqiptare duke filluar nga akademik, profesorë, shkencëtar etj.
Do të ishte mjaftë me interes promovimi i këtij libri edhe në Prishtinë.