PJESËMARRJE NË SIMPOZIUMIN “TË DREJTAT E REFUGJATËVE NË DOKUMENTE”, ZAGREB -KROACI
Më datë 15.11.2018, delegacioni i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës në përbërje të Ramë Manaj- Kryeshef Ekzekutiv i ASHAK-së dhe Hamit Shala- Drejtor i Departamentit të Administratës dhe Financave, ishin pjesëmarrës në Simpoziumin Ndërkombëtar për “Të drejtat e refugjatëve në dokumente”, i cili i zhvilloi punimet në Kampusin Borongaj të Universitetit të Zagrebit. Simpoziumi u organizua nga Instituti i Kërkimeve të Studimeve Kroate në Universitetin e Zagrebit dhe ICARUS-HR në bashkëpunim me Projektin për Refugjatë dhe të Drejtat e Njeriut, nga Qendra e Informacionit në Departamentin e Studimeve Informative të Universitetit të Los Anxhelosit dhe Universitetin e Liverpoolit. Andaj, me ftesë të Organizatorëve.
Tema bosht e Simpoziumit ishte të drejtat e refugjatëve në dokumente, sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen. Në këtë simpozium me kumtesë u paraqit edhe Kryeshefi i ASHAK-së z. Ramë Manaj, i cili paraqiti gjendjen aktuale të refugjatëve bazuar në legjislacionin vendor.