Java e Arkivit te Hapur
Me rastin e 68vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave tëKosovës nga data 25-29 mars 2019 organizon:
JAVËN E ARKIVIT TË HAPUR
Gjatë Javës së Arkivit të Hapur, ASHAK do të hap dyert për publikun me ç'rast të interesuaritkanë mundësi që të shohin për së afërmi punën dhe aktivitetet që bëhen nëambientet e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës me qëllim të ruajtjes,mbrojtjes, prezantimit dhe përgatitjes për shfrytëzim të trashëgimisë sëshkruar që posedon ASHAK.
Vendet që do tëvizitohen:
- Salla e leximit, aplikimi dhe shërbimi në sallën e leximit;
- Rregullimi dhe përpunimi i lëndës arkivore;
- Laboratori i Restaurimit dhe Konzervimit;
- Laboratori i Mikrofilmimit dhe Digjitalizimit;
- Depo e ASHAK-së;
- Biblioteka.
ASHAK do tëmirëpret të gjithë vizitorët nga data 25-29 mars 2019, prej orës 09:00 deri nëora 15:00.