FTESË PËR PJESËMARRJE TË BOTIMIT TË REVISTËS ,, ARKIVAT SHQIPTARE”
Për të pestin vit me radhë Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës përgatitin dhe botojnë numrin e 57 të revistës “Arkivat shqiptare”. Synimi i kësaj reviste është të mbledhë ekspertë dhe studiuesi të arkivave të vendeve shqipfolëse dhe të arkivave të rajonit, të cilët për çdo vit diskutojnë për problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionit, si dhe vizionit të punës të arkivave në realitetin e sotëm.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë dhe Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës ftojnë studiuesit, nëpunësit dhe të gjithë të interesuarit e kësaj fushe, të kontribuojnë në këtë revistë me studime.
Përpos arkivistëve të rrjeteve arkivore kombëtare, ftesa për pjesëmarrje u bëhet të gjithë profileve të tjerë të arkivistëve, institucioneve që ruajnë apo atyre që ndërveprojnë për ruajtjen e kujtesës kolektive.
Afati i dërgimit të artikujve: 3 shtator 2021.
Njoftimi për artikujt e pranuar: 17 shtator 2021
Temat e propozuara:
- Crowd sourcing: konteksti dhe metadatat e dokumenteve të krijuara nga përdoruesit
- Automatizimi i arkivave dhe etika
- Siguria kibernetike dhe administrimi i të dhënave
- Risitë digjitale dhe shfrytëzimi i dokumentacionit
- Zhvillimi i njëtrajtshëm përmes bashkëpunimit me komunitetin
- Trashëgimia arkivore e përbashkët përtej kufijve gjeografikë
- Arkivat, përgjegjësia, qasja në të dhënat dhe mbrojtja e të dhënave personale
- Bashkëpunimi rajonal në fushën e arkivave dhe trashëgimisë kulturore arkivore
- Trafiku ilegal i trashëgimisë dokumentare
- Etika dhe arkivat
- Ndryshimet klimaterike dhe arkivat
- Trajnimi arkivor dhe përmirësimi profesional
- Turizmi dhe promovimi i arkivave
(Shënim: temat e propozuara nuk janë tituj të detyruar temash apo artikujsh, as s’kanë qëllim kufizues, por vetëm sugjerime tematike.)
Në artikujt duhen respektuar këto kritere:
Artikujt nuk duhet të jenë më të gjatë se 15 faqe të formatit A4, në gjuhën shqipe apo angleze, përgatitur sipas udhëzimeve të mëposhtme:
Formati i tekstit: MS Word (format: *.docx; *doc)
Tipi i shkronjave: Times New Roman
Formati i faqes: A4
Hapësirat mes rreshtave (Line spacing): 1.00
Emri i autorit: 12 pt, pozicionuar majtas, bold, emri me germa të vogla, mbiemri me germa kapitale, poshtë emrit të vendoset titulli i institucionit të autorit, me germa të vogla, jo bold
Titulli i artikullit: 12 pt, bold, germa kapitale, në qendër të fletës
Nëntitujt: 12 pt, bold, germa të vogla, pozicioni i tekstit justified
Teksti: 12 pt, pozicioni i tekstit justified
Abstrakti: në gjuhën shqipe dhe angleze, titulli me germa 12 pt, kapitale, bold, teksti me germa 12 pt, edhe titulli, edhe teksti në pozicion justified
Ilustrimet/fotografitë: në fund të tekstit
Legjendat e ilustrimeve/fotografive: 12 pt, në qendër të fletës, nën ilustrim/fotografi
Formati i ilustrimeve/fotografive: TIF, GIF, JPG, BMP, WMF
Sistemi i referencave dhe i bibliografisë duhet të bëhet sipas rregullave The Chicago Manual of Style, i cili gjendet në: https://www.chicagomanualofstyle.org/home.html
Vërejtje: Artikujt që nuk respektojnë kriteret e mësipërme nuk do të botohen.
Punimet mund t`i dërgoni në email-et: