Vizita e delegacionit nga New York,SHBA
Delegacioni nga New Yorku, i kryesuar nga ish-sekretari i Komitetit “Shqipëria e lirë”, z. Idriz Lamaj, me seli në New York, më datë 22 shtator 2016, vizitoi Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.
Delegacioni në fjalë u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj dhe bashkëpunëtorët e tij. Qëllimi i vizitës nga ish-sekretari i Komitetit “Shqipëria e lirë" ishte analizimi i mundësive për dorëzimin e materialit arkivor të veprimtarisë së Komitetit në ASHAK për ruajtje.