Aktualitete

VIZITA E SHFMU,,ZENEL HAJDINI”, TËRSTENIK, SHFMU,,HASAN PRISHTINA” - SEMETISHT DHE E GJIMNAZIT ,,EQREM QABEJ” - PRISHTINË

Vizita e nxënësve të SHFMU,,Zenel Hajdini” nga fshati Tërstenik

Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"

Më 15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për...
Pensionimi i Drejtorit te ANK-Peje

27.01.2023 Pas shumë vitesh pune të palodhshme, sot doli në pension Drejtori i Arkivit Ndërkomunal të...
Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL

Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i...
VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni...
28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës

Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e...
27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri...
Ekspozita në Vlorë

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së...

Më 16.01. 2016, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi një delegacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë.

Delegacioni u kryesua nga z. Ardit Bido- Drejtor i Përgjithshëm dhe z. Endrit Musaj-Drejtor i Drejtorisë së Inspektimit dhe Trajnimit.

Qëllimi i kësaj vizite ishte vazhdimi dhe intensifkimi i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve dhe shkëmbimi i eksperiencës së shërbimit arkivor midis dy vendeve.

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Ramë Manaj, fillimisht e njoftoi y. Bido, Drejtor i Ri i drejtorisë së përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë me gjendjen e arkivave të Kosovës, me punën që bëhet, me sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen ata, si dhe me përpjekjet dhe planet për të ardhmen. Gjithashtu, z. Bido u shoqërua për të parë nga afër Depon e ASHAK-së, ku ruhet materiali arkivor, si dhe procesin e punës së digjitalizimit të lëndës arkivore.

Kjo vizitë u finalizua me dakordimin e dy krerëve të institucioneve në realizimin e projekteve të përbashkëta si:

•    Organizimi dhe mbajtja e Konferencave të përbashkët në fushën e arritjeve dhe zhvillimeve arkivore jo vetëm të dy vendeve tona por edhe më gjerë, si dhe nxjerrja e Revistës së përbashkët ku do të botohen punimet e Konferencës;
•    Shkëmbimi i dokumenteve të cilat kanë të bëjnë për vendet përkatëse, me të cilat posedojnë arkivat reciproke;
•    Organizimi i Ekspozitave të përbashkëta;
•    Bashkëpunimi i vazhdueshëm , i koordinuar në aspektin e zbatimit të standardeve më të larta botërore në arkivistikë;
•    Këmbimi i eksperiencave profesionale, por edhe i kapaciteteve njerëzore në adoptimin dhe zbatimin e ekspertizave me qëllim të ngritjes së praktikave, metodologjisë dhe përgjithësisht të zhvillimit institucional të misionit dhe veprimtarisë arkivore në aspektin teorik dhe praktik.


 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës