Aktualitete

VIZITA E SHFMU,,ZENEL HAJDINI”, TËRSTENIK, SHFMU,,HASAN PRISHTINA” - SEMETISHT DHE E GJIMNAZIT ,,EQREM QABEJ” - PRISHTINË

Vizita e nxënësve të SHFMU,,Zenel Hajdini” nga fshati Tërstenik

Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"

Më 15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për...
Pensionimi i Drejtorit te ANK-Peje

27.01.2023 Pas shumë vitesh pune të palodhshme, sot doli në pension Drejtori i Arkivit Ndërkomunal të...
Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL

Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i...
VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni...
28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës

Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e...
27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri...
Ekspozita në Vlorë

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së...

U hap Ekspozitë me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës me rastin e 7 Marsit –Ditës së Mësuesit, në kuadër të veprimtarisë së vet hapi Ekspozitën “Arsimi shqiptar nëpër dokumente arkivore”, në Hollin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë. Me një Fjalim përshëndetës dhe gjithëpërfshirës Ekspozitën e hapi Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj, i cili Ekspozitën në fjalë  e paraqet si një  thesar shumë të çmuar - dokumente që flasin e rrëfejnë shumë. Megjithatë, potencoi se vlerësimin më adekuat gjithmonë do ta japin vizitorët e Ekspozitës. 

Duhet theksuar se në Ekspozitë u përfshinë dokumente të cilat ruhen në fondet arkivore të ASHAK-së, duke filluar nga Preambula e Shkollës Katolike në Pejë, evidencat me emrat e djemve dhe vajzave të cilët kanë vijuar mësimin në Shkollën Katolike në Prizren, orari i mësimit, lëndët mësimore, procesverbalet e inspektimeve nga Mbretnija Shqiptare, fotografi të mësuesve me nxënës, shkollave etj.

Ekspozita u vizitua nga qytetar të ndryshëm, studentë të fakulteteve, etj., të cilët shprehën hapur entuziazmin e tyre lidhur me dokumentet të cilat u paraqitën në këtë Ekspozitë.

Ekspozita ishte e hapur më datat 7-8 Mars 2017 në Bibliotekën Kombëtare  dhe më data 9-10 Mars 2017 në Hollin e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. 


 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës