VIZITË ZYRTARE NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE SHTETËRORE TË REPUBLIKËS SË TURQISË
Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave Shtetërore të Republikës së Turqisë, e cila ndër të tjera parasheh edhe shkëmbimin e eksperiencave, nga data 20 deri 23 shkurt 2017, iu mundësua vizita në Arkivin Osman në Stamboll zyrtarëve të digjitalizimit të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës z. Bekim Aliu, Zyrtar i digjitalizimit, z. Kujtim Dili, Zyrtar i Digjitalizimit dhe znj. Hatixhe Ahmedi, Zyrtare për dokumente të huaja.
Qëllimi i vizitës zyrtare ishte përvetësimi i njohurive në fushën e digjitalizimit si dhe njohja më të arriturat më të reja në sistemin e digjitalizimit, si dhe në fushat dhe sektorët e tjerë. Kjo vizitë u vlerësua si shumë e rëndësishme dhe fitimprurëse nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës.