Pjesëmarrje në Mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Degës Rajonale Evropiane të Këshillit Ndërkombëtar për Arkivat në Shkup
Më 28.03.2017, Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj i shoqëruar nga znj. Fexhrie Kastrati, Zyrtare për përkthim, me Ftesë të Drejtorit të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë z. Filip Petrovski, morën pjesë në Mbledhjen e EURBICA-s ( Dega Rajonale Evropiane e Këshillit Ndërkombëtar për Arkivat) në Shkup. Në këtë Mbledhje ishte prezent z. David Fricker, presidenti i ICA-së, anëtarët e Bordit Ekzekutiv të EURBICA-së dhe përfaqësues nga: Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Romania, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi.
Në këtë takim u diskutua për rolin e EURBICA-s, e cila i mundëson anëtarëve të marrin pjesë në debate profesionale duke respektuar diversitetin kulturor dhe traditat e rajoneve të tyre. Përmes këtij organi ofrohen mundësi për degët që të demonstrojnë punën e tyre, të takohen dhe të bashkëpunojnë me EURBICA-n , e cila është përgjegjëse për kryerjen e politikës dhe programet e ICA-së në këtë rajon.
Gjithashtu, një pjesë e diskutimit iu kushtua çështjeve të Arkivave Pan Evropiane, duke përfshirë edhe Rregulloren e Bashkimit Evropian për Mbrojtjen e të Dhënave, si dhe për Arkivat Kombëtare në Evropën Juglindore ku fokus të veçantë kishin çështjet dhe problemet e përbashkëta me të cilat përballen Arkivat Kombëtare në Evropën Juglindore.