Aktualitete

VIZITA E SHFMU,,ZENEL HAJDINI”, TËRSTENIK, SHFMU,,HASAN PRISHTINA” - SEMETISHT DHE E GJIMNAZIT ,,EQREM QABEJ” - PRISHTINË

Vizita e nxënësve të SHFMU,,Zenel Hajdini” nga fshati Tërstenik

Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"

Më 15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për...
Pensionimi i Drejtorit te ANK-Peje

27.01.2023 Pas shumë vitesh pune të palodhshme, sot doli në pension Drejtori i Arkivit Ndërkomunal të...
Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL

Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i...
VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni...
28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës

Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e...
27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri...
Ekspozita në Vlorë

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së...

Pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare PROBLEMET TEKNIKE NË FUSHËN E ARKIVIMIT TRADICIONAL DHE ELEKTRONIK NË RADENCI –SLLOVENI

Pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare 

PROBLEMET TEKNIKE NË FUSHËN E ARKIVIMIT TRADICIONAL DHE ELEKTRONIK NË RADENCI –SLLOVENI   


Zyrtarët nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës të kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj,  Ruzhdi Panxha- Drejtor i DVA-së dhe Hamit Shala- Drejtor i DAF-it, prej datës 5 deri 7 prill, 2017 morën pjesë në Konferencën “Problemet teknike në fushën e arkivimit tradicional dhe elektronik në Radenci –Slloveni”. 

Pjesëmarrja në këtë Konferencë nga Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës konsiderohet e rëndësishme, pasi që u njoftuan me risitë, arritjet dhe avantazhet e përvojave të arkivave të rajonit dhe botës në përgjithësi.


Konferenca ka një traditë të gjatë, ajo organizohet për më shumë se 35 vjet me radhë, gjithmonë duke sjell risi dhe raporte nga fushat e përmendura. 

Tema bosht e kësaj Konference ishte “Lënda arkivore digjitale dhe e digjitalizuar dje, sot dhe nesër”. 

Në sesionet e Konferencës fokus i veçantë iu kushtua temave më specifike të digjitalizimit siç janë: digjitalizimi i librave civil (regjistrave civil), regjistrave të Librave Amë të shkollave, dokumenteve  të vjetra (shek. XIV-XV) me vulë varëse, dokumenteve të postës, dokumenteve zyrtare të institucioneve etj.


Konferenca edhe këtë vit vazhdoi me praktikën e prezantimeve Poster. Ato trajtuan temat në vijim: 

 Ruajtja e lëndës arkivore 

.          Shqetësimet dhe ruajtja e lëndës arkivore

·         Pajisjet teknike të punës dhe depot arkivore 

·         Pasojat e ruajtjes së pa përshtatshme të lëndës arkivore 

·         Konservimi dhe restaurimi i lëndës arkivore








 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës