VIZITË ZYRTARE NË ARKIVAT SHTETËRORE TË MAQEDONISË
VIZITË ZYRTARE NË ARKIVAT SHTETËRORE TË MAQEDONISË
Delegacioni nga ASHAK-u i kryesuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj, z. Hysen Azemi, Drejtor i DANKI-së dhe z. Nazmi Mujaj, Drejtor i ANK-Gjilan, më datë 11.04.2017, realizuan një vizitë zyrtare në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë në Shkup. Delegacioni i ASHAK-së u prit nga zëvendës drejtori Muzafer Bislimi, udhëheqës të sektorit, si dhe nga arkivist të rregullimit dhe përpunimit të lëndës arkivore.
Qëllimi i vizitës ishte marrja e përvojës për normat e punës, pasi që Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në kuadër të planit të punës këtë vit ka ngritur Komisionin për rishqyrtimin dhe azhurnim e Rregullores për normat e punës. Komisioni do të marrë për bazë edhe përvojat nga DPA dhe Arkivi Shtetëror i Maqedonisë.