Aktualitete

VIZITA E SHFMU,,ZENEL HAJDINI”, TËRSTENIK, SHFMU,,HASAN PRISHTINA” - SEMETISHT DHE E GJIMNAZIT ,,EQREM QABEJ” - PRISHTINË

Vizita e nxënësve të SHFMU,,Zenel Hajdini” nga fshati Tërstenik

Ekspozita,, Kosova pas Luftës së Dytë Botërore në dokumente arkivore"

Më 15 shkurt 2023, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës në kuadër të aktiviteteve për...
Pensionimi i Drejtorit te ANK-Peje

27.01.2023 Pas shumë vitesh pune të palodhshme, sot doli në pension Drejtori i Arkivit Ndërkomunal të...
Hapja e Ekspozitës ,,Kosova në Arkivin e Shtetit Shqiptar”, në Universitetin ,, Ukshin Hoti” në Prizren

Me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës...
KRYESHEFI EKZEKUTIV I AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS PRITI NË TAKIM DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË ARKIVAVE TË TURQISË Z. ÜGUR ÜNAL

Dje, më 9 shkurt 2022, Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Drejtori i...
VIZITË ZYRTARE E DELEGACIONIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË ARKIVAVE TË TURQISË

Me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ügur Unal delegacioni...
28 nëntor 2021- Ekspozita në Kalanë e Tiranës

Sërish nikoqire Kalaja e Tiranës!Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Drejtoria e Përgjithshme e...
27 nëntor 2021-Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit AShAK-DPA

Në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive, Shqipëri...
Ekspozita në Vlorë

Në kuadër të manifestimeve për 28 Nëntorin, Shpalljen e Pavarësisë së...

MË 21.04. 2017, AGJENCINË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS E VIZITOI MINISTRI I KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT Z. KUJTIM SHALA

MË 21.04. 2017, AGJENCINË SHTETËRORE TË ARKIVAVE TË KOSOVËS E VIZITOI MINISTRI I KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT Z. KUJTIM SHALA 


Më datë 21.04.2017 Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës e vizitoi Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Shala, ku u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i këtij institucionit z. Ramë Manaj. 

Fillimisht z. Ramë Manaj e informoi Ministrin për kushtet dhe gjendjen aktuale në ASHAK, duke filluar me informatat rreth asaj se çka posedon ASHAK-ja, ku theksoi se posedojmë 7938.78 metra gjatësi lineare të lëndës arkivore dhe 1310 fonde. 

Po ashtu, Ministri u njoftua se objekti i ASHAK-së është ndërtuar qysh në vitin 1974 dhe që atëherë nuk është bërë ndonjë renovim, dhe në këtë objekt përveç ASHAK-së janë të vendosura edhe dy institucione të tjera, të cilat krijojnë vështirësi sa i përket hapësirës, me ç’rast menaxhmenti i ASHAK-së   është i obliguar që punëtorët e vet ti sistemojë nga 3-4 vetë në një zyre gjë që e vështirëson shumë punën dhe në të njëjtën kohë rrezikon shëndetin e punëtorëve, pasi që lënda është e vjetër dhe e pluhurosur. Për shkak të mbingarkesës së shkaktuar nga dy institucionet tjera problem është edhe mungesa e sallave për punë ekipore dhe për mbajtjen e Trajnimeve, Seminareve, etj.

Z. Manaj theks të veçantë i kushtoi mungesës së kushteve në Depo dhe problemeve me të cilat ballafaqohen siç janë: sasia e madhe e lëndës arkivore të parregulluar si pasojë e numrit të vogël të arkivistëve; mungesa e klimatizimit,; mungesa e aparaturës që siguron lagështinë konstante; mungesa e rafteve, dritaret e vjetruara; sistemi i vjetruar elektrik; mungesa e sistemit përkatës për mbrojtjen kundër zjarrit, e cila mund të shkaktojë katastrofë.  

Kryeshefi Ekzekutiv i ASHAK-së z. Ramë Manaj theksoi se shpreson që Qeveria e Kosovës do të rrisë interesimin dhe pret nga ministri Shala që ta përkrah këtë institucion në përmirësimin e gjendjes me të cilën përballemi, e sidomos në sigurimin e sistemit përkatës për mbrojtje kundër zjarrit, i cili është më se i domosdoshëm.

Ndërsa, Ministri Shala u shpreh se do të bëj përpjekje që Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës të marrë tretmanin meritor për shkak të rolit dhe rëndësisë së posaçme që ka, duke u organizuar një takim të përbashkët edhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa edhe me Ministrin e Administratës Publike z. Mahir Yagcilar. 









 

Arkiva Elektronike

Adresa: Rr. „Arbnor e Astrit Dehari” nr.25 | 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Tel. Fix. 038/555-139, Centrix. 038/20015023
All rights reserved - © 2013 - Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës